Lajme

Pas trajtimit në spital, Sylejman Selimi kthehet në burg

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 02 May 2017

Pas trajtimit në spitalin e Pejës, ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi është kthyer në burg.

Lajmin për kthimin e Sylejman Selimit në burg e konfirmoi për kallxo.com Sokol Zogaj, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sylejman Selimi e ka kaluar krizën, është kthy në Burgun e Dubravës”, tha Zogaj.

-Advertisement-

Po Zogaj e konfirmoi sot se Sylejman Selimi ishte trajtuar në spitalin e Pejës, pasi i ishin paraqitur probleme shëndetësore.

Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera