Pas tragjedisë në Korenë e Jugut, 250 palë këpucë të humbura presin pronarët

Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 01 November 2022
Disa ditë pasi më shumë se 150 persona vdiqën gjatë festimeve të Halloween në Korenë e Jugut, qindra këpucë të braktisura mbetën të shtrira në rreshta në një fushë badmintoni në kryeqytetin Seul.
Policia ka mbledhur këpucët dhe 1.5 ton gjësende personale të mbetura nga viktimat dhe të mbijetuarit e tragjedisë, me shpresën se pronarët, ose miqtë dhe familja e tyre, do t’i marrin ato.
Aksidenti vdekjeprurës ndodhi pasi dhjetëra mijëra persona u mblodhën për festimet e Halloween të shtunën në mbrëmje. Një pjesë e turmës u bllokua në një rrugicë të ngushtë, midis një rreshti të dendur vitrinash dhe hotelit historik Hamilton të distriktit. Pjesëmarrësit e festës u panë duke marrë të plagosurit dhe të vdekurit, ndërsa dhjetëra trupa të pajetë të mbuluar me batanije u shtrinë në rreshta në trotuarin aty pranë.
Rreth 250 palë këpucë në palestër janë pjesë e një koleksioni të madh gjësendesh të braktisura të gjetura në Itaewon pas tragjedisë. Janë gjithashtu qindra veshje, duke përfshirë pallto dhe kostume të personazheve të filmit, si dhe çanta, telefona inteligjentë, kufje “Bluetooth” dhe disa pasaporta, shkruan “The Independent”, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët e policisë së Yongsan, të cilët do ta mbajnë palestrën hapur për 24 orë deri të dielën, nuk konfirmuan menjëherë se sa prej artikujve iu janë kthyer pronarëve të tyre.
Nga kjo tragjedi vdiqën 156, ndërsa 151 po trajtohen nga lëndimet e marra, 29 prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Të tjera
-
Tërmeti në Turqi – Humb jetën një 14-vjeçare, 69 persona hidhen nga lartësia
Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa ba...
-
Raportohet se presidentja Osmani pritet ta caktojë këtë javë datën për zgjedhjet lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që brenda kësaj jave të shpallë d...
-
VV jep sinjale se nuk e ndryshojnë emrin e të propozuarës për kryekuvendare: Albulena Haxhiu ka mbështetjen e plotë të partisë
As për herën e 25-të Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua. As dje, kandidatj...
-
Tërmete me magnitudë 6.2 dhe 5.8 pranë Rodosit dhe në Turqi
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Cana: Besnik Bislimi po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, po e dëmton imazhin
Ish-diplomati Edon Cana ka folur në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik...
-
Krejt çka ndodhi dje në takimin mes Bislimit dhe Sorensen: Nga vonesat e ekipit serb te temat kyçe për kufirin, energjinë e Luginën
Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, dje është takuar në Brukse...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...