Sport

Pas titullit kampion në Serie A, Cristiano Ronaldo ka një premtim të madh për tifozët e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 20 April 2019

Cristiano Ronaldo u ka premtuar tifozëve të Juventusit se do të jetë pjesë e skuadrës së “Zonjës së Vjetër” edhe sezonin e ardhshëm, duke i dhënë fund spekulimeve se dëshiron të largohet nga Torino.

Superylli portugez, i cili iu bashkua Juventusi nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, u bë futbollisti i parë që fiton tituj në Angli, Spanjë dhe Itali, pasi Juventusi e siguroi sot titullin e Serisë A.

Menjëherë pas këtyre ndeshjeve, Ronaldo u pyet për spekulimet, që filluan pas eliminimit tronditës të Juventusit nga Liga e Kampionëve, se portugezi dëshiron të largohet nga klubi italian. Këto spekulime i mohoi portugezi.

-Advertisement-

“A do të jem në Juventus sezonin tjetër? 1000 për qind”, tha Ronaldo.

Premtimi i Ronaldos se do të qëndrojë në Torino është plotësisht i ndryshëm nga komentet që ai i kishte bërë pasi e kishte ndihmuar Real Madridin ta fitonte titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Menjëherë pas fitores 3:1 kundër Liverpoolit në Kiev, Ronaldo kishte thënë: “Ishte mirë të isha në Real Madrid… në ditët në vazhdim do t’u jap përgjigje tifozëve, që kanë qenë gjithmonë përkrah meje”.

Këtë deklaratë Ronaldo e bëri më 26 maj të vitit 2018, ndërsa në korrik të atij viti u zyrtarizua lojtar i Juventusit, pas transferimit në vlerë prej 105 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera