Pas tërmetit shkatërrues rikthehet Superliga e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 03 December 2019
Pas ndërprerjes fundjavën e shkuar, për shkak të tronditjes që shkaktoi tërmeti kryesisht në zonën e Durrësit dhe Tiranës, Kategoria Superiore do t’i rikthehet normalitetit këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 14.
Kështu FSHF ka miratuar kalendarin, me ndeshjet që do të ndahen në dy ditë të ndryshme, të shtunë dhe të diel, ndërsa shpresohet që “Niko Dovana” të jetë liruar nga çadrat e ndërtuara për të pastrehët.
Gjithçka do të startojë në orën 13:30 të të shtunës, Ku Partizani do të udhëtojë në Ballsh, për t’u përballur me Bylisin surprizë të sezonit. Mallakastriotët vijnë pas dy humbjeve radhazi, ndaj Skënderbeut dhe Kukësit, ndaj do të kërkojnë kthesën, por kampionët në fuqi janë në një moment të mirë dhe duan vazhdimësinë.
Po në të njëjtën orë, Luftëtari do të luajë një nga shanset e fundit për të mbetur në vallen e mbijetesës, teksa do të presë në Gjirokastër Vllazninë e Shkodrës. Gjirokastritët kanë vetëm 8 pikë në renditje dhe skuadra para tyre është pikërisht Vllaznia me 17, ndaj fitorja mund të rriste ndjeshëm shanset e vendasve.
Por nga ana tjetër shkodranët pretendojnë diçka më shumë se mbijetesa këtë sezon dhe e dinë mirë që për t’ia dalë, do të duhet të kthehen me pikë të plota nga kjo transfertë, pavarësisht mungesave që shqetësojnë trajnerin Jonuz.
Sfida më e rëndësishme e javës do të jetë ajo e të shtunës në orën 16:30, mes Tiranës dhe Kukësit, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Të dy këto skuadra janë ndërtuar për të fituar titullin kampion, por ndonëse janë ende në garë për t’ia dalë, nuk kanë arritur rezultatet e duhura në këto javë të para.
Kështu bardheblutë nuk po gjejnë rehat as me Julian Ahmatajn në pankinë, që në 4 javë ka regjistruar një fitore, dy barazime dhe një humbje, ndaj përballë verilindorëve fitorja është detyrim, për të mos lejuar që Partizani të shkëputet.
Dy takimet e tjera do të luhen të dielën, ku Laçi do të presë Flamurtarin në shtëpi, në një sfidë ku do të kërkojë të lërë pas krahëve humbjen ndaj Partizanit dhe të rikthehet menjëherë te fitorja.
Në orën 16:30 të së dielës, vëmendja do të jetë në “Niko Dovana”, ku Teuta do të presë Skënderbeun, në një ndeshje që pritet të largojë sadopak vëmendjen nga ditët e tmerrshme të pas tërmetit dhe të sjellë sadopak argëtim në qytetin bregdetar.
Të tjera
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...