Lajme

Pas tërmetit policia nis aksion arrestimesh në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 14 December 2019

Pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri, kanë filluar edhe arrestimet e para.

Burimet e Top Chanel, thonë se mes të ndaluarve ka edhe të dyshuar për shembjen e godinës në brendësi të Kavalishensës, ku ndërroi jetë kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Bëhet me dije se Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit gjashtë katësh tek stadiumi, pallatit gjashtë katësh tek zona e dy gjelave, ish Tropikali, ndërtesa katër katëshe në kënetë dhe vila Palma. Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u regjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

-Advertisement-

 

Menjëherë sapo mori detyrën, kryeprokurori Olsian Çela kërkoi konkretizim të hetimeve , pas një takimi që zhvilloi në prokurorinë e Durrësit dhe Krujës. Mesazhi i tij ishte ” mos i zvarrisni hetimet, njerëzit duan drejtësi”./TCh/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera