Lajme

Pas takimit në Ranchin e Mustafës, LDK e VV takohen përseri sonte

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 25 January 2020

Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në institucione, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja i kanë zhvendosur takimet tashmë nëpër oda dhe zyre private.

Nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje mësohet se vazhdimi i takimit të mbrëmshëm në Prapashticë, i cili kishte zgjatur deri pas mesnatës, do të jetë sot në orën 17:00 në ambientet e Universitetit Amerikan në Prishtinë, konkretisht në zyrën e nënkryetarit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, i cili ligjëron aty.

Ndonëse deri më tash asnjëra palë nuk kanë folur për takimin e mbrëmshëm të fshehtë ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes në ranchin e Isa Mustafës në Prapashticë, mësohet se Albin Kurti e ka ofruar edhe dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

-Advertisement-

Po ashtu, pas arritjes së një pajtueshmërie për ndarjen e ministrive dhe pozitave kryesore, mbrëmë në ranchin e Isa Mustafës në Prapashticë, i cili kohë më parë ishte shënjestër e sulmeve fizike të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mësohet se është diskutuar edhe për ndarjen e bordeve të pavarura, për emërimin e ambasadorëve politikë, për policinë, AKI-në, kryeprokurorin dhe gjyqëtarët.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera