Pas takimit me Vuçiqin, Porfirije: Tensionet në Kosovë mund të hapin rrugë të padëshirueshme – lutem për paqe

Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 27 December 2022
Pas refuzimit të hyrjes së patriarkut Porfirije në Republikën e Kosovës, ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), tha se tensionet në Kosovë kanë arritur në një pikë nga e cila mund të hapen rrugë që askush nuk i dëshiron dhe që mund të çojnë larg paqes dhe ekuilibrit të nevojshëm.
Pas takimit, në konferencë të përbashkët për media me presidentin serb, ai tha se lutet për të gjithë njerëzit e botës, për paqe, për mirëkuptim të ndërsjellë, për bashkëjetesë dhe paqe ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, “sepse është fakt i sigurt se vetëm në mes veti, me përpjekjet tona, mund ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë”, tha Porfirije.
“Duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen me çdo kusht dhe e kam lutur presidentin dhe qeverinë që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen, në mënyrë që, Zoti na ruajt, të mos ndodhin konflikte të armatosura, sepse ato nuk do t’i sjellin të mira askujt”, tha patriarku dhe shprehu besimin se nëse ka vullnet të mirë, mund të gjendet një rrugë e përbashkët për jetën, raporton “Danas”, përcjell Klankosova.tv.
Lidhur me ndalimin e hyrjes në Kosovë, patriarku theksoi se dje ishte një ditë shumë e trishtuar për të, por edhe për murgjit, murgeshat dhe klerikët “që prisnin me padurim kreun dhe atin shpirtëror të kishës së tyre” dhe se është i sigurt se “do të luten së bashku së shpejti”.
Kujtojmë se patriarku Porfirije dhe Vuçiqi janë takuar edhe mbrëmë.
Në reagimin e parë pas ndalimit për të shkuar në Kosovë, Porfirije tha se ai është aty “në shtëpinë e tij” dhe se dera e saj ishte e mbyllur për të.
Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se për nga pikëpamja e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të çdo personi, ky vendim është i paarsyeshëm dhe absolutisht i papranueshëm.

Të tjera
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...