Lajme

Pas takimit me Hamzën dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Lajçak takohet me Listën serbe

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 11 May 2023

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas dy takimeve që zhvilloi në dy komunat e Mitrovicës, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Listës serbe.

Në këtë takim nuk është prezent kryetari i Listës serbe Goran Rakiq, por Igor Simiç dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.

-Advertisement-

Lajçak pak orë më parë takoi të parin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza me të cilin biseduan për çështjen e dialogut, për zhvillimet që janë duke ndodhur në Kosovë dhe posaçërisht në veri.

Ai po ashtu zhvilloi dhe një takim në veri të Mitrovicës te Shtëpia e Evropës, me shoqërinë civile.

Ndryshe, në Bruksel më 2 maj Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit, ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit. Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera