Lajme

Pas takimit me Begajn, Haradinaj i bën thirrje Kurtit: Jep dorëheqje, unë e bëra dy herë

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 16 August 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë pasi mori postin e presidentit.

Haradinaj pas takimit me Begajn i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Të njëjtën gjë, lideri i AAK-së e ka kërkuar edhe dje, qysh pas njoftimit për reduktimet dhe krizën energjetike në vend.

-Advertisement-

“I kam parë në vazhdimësi rreziqet për situatën energjetike në Kosovë nga mënyra se si e menagjon qeveria Kurti. Ky kryeministër është meritor për dështimin e dy investimeve në energji, termocentralit Kosova B tani Kosova e Re dhe refuzimi në gaz. Ju kam drejtuar Kurtit që ta shqyrtojë tërheqjen. Këtë ja thotë dikush që e ka pas rastin të tërhiqet dy herë. Ai duhet ta shqyrtojë seriozisht”, është shprehur ai pas takimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera