Lajme

Pas takimit Kurti – Haradinaj, qeveria del me komunikatë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 21 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Infokus.

Nga qeveria e Kosovës këtë takim ekanq cilësuar si përmabjtësorë, derisa kanë treguar se takim është diskutuar për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nga e nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë funksionojnë si sprova dhe testime.

“Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin e AAK-së, z.Haradinaj për takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

-Advertisement-

Derisa bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar Haradinajn për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenurit aktiv për këtë çështje.

Ndërkaq, i pari i AAK-së ka se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi.

Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se një marrëveshje potenciale mes dy vendeve duhet të ketë edhe vulën e Shtëteve të Bashkuara të Amerikës.

“Diskutuam procesin dhe marrëveshjen vetë, diskutuam sfidat. Ishte një takim me përmbajtje sepse kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”.

“Në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes. Preambulën për nenet. Kemi provuar të japim kontributin tonë si AAK që Kosova të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdojmë më tutje me aleatët tonë, Amerikën dhe evropianët”, është shprehur Haradinaj.

Kujtojmë se krerët e dy partitive tjera opozitare Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kanë refuzuar ftesën e Kurtit për takim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera