Lajme

Pas takimit Kurti falënderon Lajçakun për angazhimin e tij në dialogun Kosovë – Serbi

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 22 October 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtunën ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Infokus.

I pari i qeverisë e falënderoi atë për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Derisa nga Zyra e Kryeministrit kanë treguar se çka u diskutua në këtë takim.

-Advertisement-

“Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, emisari i BE-së para gazetarëve takimin me Kurtin e quajti konstruktiv.

I pyetur nëse kanë diskutuar për propozimin që afati për regjistrimin e makinave të shtyhet për 10 muaj, Lajçak konfirmoi se kjo temë ka qenë pjesë e diskutimit me Kurtin.

“Kemi diskutuar çështjen e targave, por është vendimi i kryeministrit dhe nuk do të komentoj në emrin e tij”, tha ai.

Derisa tha se i takon Kosovës dhe Serbisë që të vendosin për epilogun e dialogut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera