Rozë

Pas surprizës, Albërije Hadërgjonaj ka një mesazh të rëndësishëm për Beatrixën

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 02 January 2022

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e famshme ishte e mbushur me emocione dhe dashuri, pasi ishte dedikuar tërësisht surprizave dhe takimeve emocionuese të banorëve me të dashurit e tyre.

Surpriza me të cilën u mbyll mbrëmja ishte rezervuar për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila takoi tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj që dha gjithashtu një koncert plot energji për banorët.

Dy këngëtaret u përfshin në emocione, ndërkohë që shpërthyen në lot kur takuan njera-tjetrën.

-Advertisement-

Albëria i shprehu mbesës së saj dashurinë e madhe që ka për të e njëkohësisht i dha një mesazh të rëndësishëm, ndërsa përmendi edhe lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, për të cilin tha se e do shumë dhe se është shumë e lumtur që ajo ka nisur një romancë me të.

“Kam ardhur për ty… Gëzuar Vitin e Ri. Kam ardhur për të të thënë që je më e bukura vajzë shqiptare, sepse Zoti dhuroi një engjëll në botë, të dha një bukuri të papërshkrueshme të dha një zë që rrallë kush e ka. Ti je një super talent shpirti im. Ti dhuro atë që di të japësh më mirë. Të dashurosh deri në frymën e fundit. Të dua shumë. Beatrixi është rritur me vajzat e mia, unë kam katër fëmijë kur më pyesin. Unë që pothuajse e kam rritur vetë, Beatrixi ka një pastërti dhe çiltërsi që është e vështirë që njerëzit ta shohin nga ekrani e sa e ëmbël është kjo vajzë, por do rritet edhe kjo. Unë jam shumë e lumtur që Beatrixi me këto sytë e bukur, po përjeton një emocion me Donaldin që unë e kam shumë zemër. Të dua shumë Donald!”.

Ndërkohë, Donaldi që po e ndiqte në oborr iu përgjigj tezes së Beatrix duke i thënë “Faleminderit teze”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera