Rozë

Pas sulmit terrorist në Manchester, Ariana Grande merr vendimin e papritur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 24 May 2017

Fansat e Ariana Grande kanë qenë viktimë e një sulmi terrorist të ndodhur dy ditë më parë në Manchester

Një kamikaz shpërtheu një bombë në “Manchester Arena”, menjëherë sapo kishte përfunduar koncerti i këngëtares.

Nga shpërthimi 22 persona humbën jetën, ndërsa 59 të tjerë mbetën të plagosur. E tronditur nga ngjarja, Grande u kërkoi falje të gjithë fansave të saj për këtë tragjedi, por tani ka marrë një vendim tjetër.

-Advertisement-

Amerikania e famshme ka njoftuar se do të paguajë funeralet e 22 fansave të saj që humbën jetën tragjikisht.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se në arenën e qytetit britanik ishte edhe mamaja e Ariana Grandes, e cila pas sulmit ka ndihmuar të rinjtë të strehoheshin, deri në ardhjen e policisë dhe ambulancave.

Kujtojmë se ky sulm kishte ndodhur në fund  të koncertit të këngëtares Ariana Grande mbrëmë  rreth orës 22:35.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera