Lajme

Pas sulmit në Banjskë, shtohen lëvizjet e tankeve serbe në Luginë të Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 29 September 2023

Pas sulmit të grupit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, është shtuar edhe frika e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu, të premten në një intervistë në Sytë 7, tha se nga shumë shqiptarë andej po konsiderohet se Serbia mund t’u hakmerret tash shqiptarëve në Luginë.

Ai madje përmendi edhe faktin që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në paraqitjet e tij publike, ka përmendur në dy raste Medvegjën dhe Preshevën.

-Advertisement-

Sipas Lutfiut, ky është një mesazh që mund të nxisë bastisje apo edhe aksione të ndonjë terroristi edhe andej.

Luftiu, tek autori i emisionit Sytë 7, Enis Reçica, përmendi edhe faktin që pas aksionit terrorist në veri të Kosovës, janë shtuar lëvizjet e ushtrisë serbe në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Kryetari i KNSh-së, shtoi se forcat ushtarake bashkë me tanke po shihen edhe gjatë ditës duke lëvizur e duke shkuar te kampi ushtarak që gjendet mbi fshatin Somolicë të Komunës së Bujanocit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera