Rozë

Pas stuhisë në Los Angelos, Eva Longoria shfaqet me bikini, në kërkim të ditëve të nxehta me diell

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 12 March 2021

Eva Longoria u ndje nostalgjike për ditët e nxehta të verës dhe postoi disa foto verore.

45-vjeçarja zgjodhi kujtimet nga shtëpia e saj e pushimit në Meksikë, duke shfaqur trupin e tonifikuar.

Në shkrimin e ‘selfie-s’ para pasqyrës, ajo i kërkon shiut të ikë, shoqëruar me disa ‘emoji’ në formë lutjeje.

-Advertisement-

Artistja kaloi një pjesë të mirë të verës së kaluar në vendbanimin piktoresk të bregut të liqenit në periferi të Mexico City, së bashku me burrin dhe djalin dy-vjeçar.

Miq të tillë të famshëm si Ricky Martin, Victoria dhe David Beckham, Mario Lopez, Melanie Griffith u bënë dëshmitar të momentin kur Eva dhe Pepe i thanë “Po” njëri-tjetrit në dasmën që organizuan në shtëpinë buzë liqenit . Tashmë është bërë destinacioni ku Eva shijon jetën e qetë larg Hollywood-it.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy