Lajme

Pas situatës së krijuar në veri, reagon edhe “Albini i vogël”

Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 04 April 2020

Deputeti nga radhët e Levizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica ka reaguar pas vendimit që shteti serb e mori për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

Ai nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se është pafytyrësi nësë akuzohet Lëvizja Vetëvendosje për gjendjen në veri.

“Ta akuzosh qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje për gjendjen në veri, nuk është opozitë, është pafytyrësi. Mitrovica, që prej përfundimit të luftërave të viteve të 90-ta, është e vërteta e të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Gjyshnica.

-Advertisement-

Deputeti Gjysnica po cilësohet si “Albin i vogël” në rrjete sociale pas fjalimit të tij që mbajti në Kuvend ditën kur u rrëzua qeveria.

Kujtojmë se qeveria e kryeminsitrit në detyrë u rrëzua përmes mocionit të votëbesimit, të cilin e inicoi partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

E mocioni u inicua për shkak se kryeministri Kurti shkarkoi ish-ministrin, Agim Veliun, me arsyetimin se ky i fundit u deklarua pro gjendjes së jashtëzakonshme. Opinion ky me të cilin nuk pajtohej Kurti.

Gjendja e jashtëzakonshme u propozua nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për shkak të pandemisë që ka kapluar Kosovën.

Ministri Quni, bëri edhe një përpjekje të fundit përmes një fjalimi në Kuvend, për ta shpëtuar qeverinë që të mos rrëzohet përmes mocionit të mosbesimit. Nuk ia doli.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus gjithsej 126 persona, janë shëruar 10 dhe një ka vdekur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera