Lajme

Pas shumë reagimeve Kurti del me fotografi nga Germia, jep mesazh ‘të fortë’ politik

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 01 April 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet bashkë me deputeten dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, të cilët po qëndronin sot gjatë ditës në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Kurti në këto fotografi ka shkruar se kanë kaluar mirë bashkë me Ritën, Vjosën, Prindonin dhe vajzat Andën, Duan e Lean.

Ai po ashtu ka përcjellë edhe një mesazh politik, duke thënë se “pranvera politike” erdhi më herët se pranvera si stinë.

-Advertisement-

“Duket që pranvera si mot ju vonua asaj politike: erdhi në muajin prill. Bashkë me Andën e Duan, Vjosën e Prindonin, Lea, Rita dhe unë ia kaluam bukur në parkun Gërmia”, ka shkrur Kurti.

Kujtojmë se sot gjatë ditës u publikuan disa fotografi të tjera të Kurtit dhe Osmanit në Gërmi të cilat nxitën reagime të shumta./Gazeta inFokus/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera