Lajme

Pas shuarjes së shpresës për të qenë kryeministër, Hotit i bie ndërmend ti uroj nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 06 September 2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK dhe Alternativa, Avdullah Hoti u ka uruar sot nxënëseve fillimin e vitit shkollor pavarësisht se kjo është dita e tretë që ata po mbajnë mësim.

Ndoshta kjo edhe mund të arsyetohet pasi Hoti ka qenë i “zënë”duke u marrë me zhvillimet e fundit politike në vend.

Hoti ka publikuar një fotografi në rrjetin social “facebook” të djalit të tij Antianit bashkë me shoqet dhe shokët e tij të klasës, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

Për dallim nga Hoti politikanëve e tjerë në Kosovë kanë uruar fëmijët e tyre me 1 shtator, në ditën kur ka filluar mësimi për nivelin parauniversitar në Kosovë.

Ai u ka uruar suksese djalit të tij dhe bashkëmoshatarëve të tij suksese për fillimin e vitit te ri shkollor, shkruan Infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni postimin  plotë të Hotit bërë në “facebook”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera