Fokus

Pas shkrimit të Gazetës inFokus Ramiz Lladrovci përmirëson emrin e William Walker

Autori: Halil Berisha 14:58 | 15 January 2020

Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ashtu sikur edhe politikanë e qytetarët tjerë përkujtuan një prej masakrave më të tmerrshme.

E këtu me plot të drejtë e meritë edhe e falënderoi ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, amerikanin William Walker, i cili krimet serbe i bëri të njohura në botë.

Mirëpo, në mënyrë të turpshme, Lladrovci, e gaboi emrin e mikut të madh të shqiptarëve, ku në vend të William Walker, ashtu sikur edhe shkruhet e bëri William Wocker, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Për këtë edhe shkruajti Gazeta inFokus, ndërsa nuk vonoi e këtë gabim u mundua që t’a përmirësoi Lladrovci.

Kështu, ai editoi postimin e tij duke shkruar ashtu siç edhe duhet emrin e mikut të madh të shqiptarëve./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera