Lajme

Pas shkarkimeve të drejtorëve të burgjeve, Rama njofton për 24 vendet e lira

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 30 October 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një njoftim.

Ai i ka ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, transmeton Klan Kosova.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë lajmëron se afati i fundit i aplikimit është data 12 nëntor.

-Advertisement-

”MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al” – shkruan Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera