Lajme

Pas sanksioneve, Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 19 July 2017

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë sot se sanksionet e reja ekonomike të SHBA-së kundër Iranit e kanë shkelur akordin bërthamor të vendit me fuqitë botërore. Ai është zotuar se Irani do t’iu bëjë ballë sanksioneve, raporton televizioni shtetëror i Iranit.

Administrata Trump vendosi dje sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të programit të saj të raketave balistike dhe tha se aktiviteteve keqdashëse të Iranit në Lindjen e Mesme i kanë ulur kontributet pozitive që kanë dalë nga akordi bërthamor i Iranit nga viti 2015.

“Disa prej veprimeve të amerikanëve janë kundër frymës dhe madje kundër marrëveshjes bërthamore. Do t’iu rezistojmë këtyre planeve dhe veprimeve,” ka thënë Rouhani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera