Rajoni dhe Bota

Pas Rusisë edhe ky shtet preket nga virusi misterioz kinez

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 26 January 2020

Fillimisht Kina e më pastaj edhe Rusia.

Por, koronavirusi, virusi i mistershëm kinez që po merr jetë njerëzish ka prekur edhe një shtet tjetër, shkruan gazeta inFokus.

Autoritetet shëndetësore në Kanada kanë thënë që e kanë identifikuar rastin e parë tek një banor që është kthyer nga qyteti kinez, Ëuhan, që ishte epiqendër e këtij virusi.

-Advertisement-

Zyrtarët shëndetësorë në Ontario thanë gjatë një konference për shtyp se pacienti është burrë në vitet e pesëdhjeta, i cili kishte ardhur në Toronto më 22 janar dhe ishte shtrirë në spital një ditë më vonë. Ai kishte probleme me organet e frymëmarrjes.

Barbara Yaffe, zyrtare e shëndetësisë, para gazetarëve tha që personi në fjalë po trajtohet në një spital publik dhe ka gjendje të qëndrueshme, shkruan gazeta inFoku.

Ndërsa autoritetet po i hetojnë kontaktet e këtij personi me të tjerët pas arritjes në Toronto, derisa besohet se ai ka udhëetuar me transport privat për në shtëpi, e më pas në spital është bartur me autoambulancë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera