Rajoni dhe Bota

Pas Rusisë, dështon edhe ShBA-ja, Armenia e Azerbajxhani e shkelin edhe armëpushimin e tretë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 27 October 2020

Armenia dhe Azerbajxhani përsëri e kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara gjatë luftimeve që filluan para një muaji në rajonin Nagorno-Karabak.

“Do të doja të theksoj se përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, këtë herë të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për të vendosur armëpushim kanë dështuar. Si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme nga Azerbajxhani, civilë janë vrarë dhe janë plagosur në Artsakh (armenët e quajnë Artsakh Nagorno-Karabkun)”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

Në anën tjetër, Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit tha të martën se është Armenia ajo që nuk po e respekton armëpushimin humanitar, shkruan Free Europe.

-Advertisement-

“Forcat e armatosura armene, gjatë 26 tetorit dhe natën deri më 27 tetor, kanë hapur zjarr ndaj pozicioneve të njësive të ushtrisë azere në drejtime të ndryshme”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Për arritjen e armëpushimit të fundit u njoftua përmes një deklarate të përbashkët të Departamentit të Shtetit dhe dy qeverive të vendeve rivale më 25 tetor. Kjo ishte përpjekja e tretë për ndërprerje të luftimeve pas dy armëpushimeve të nënshkruara në Moskë më herët gjatë tetorit.

Ndryshe, presidenti azer, Ilham Aliyev, tha gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën se Azerbajxhani dëshiron ta zgjidhë konfliktin e Nagorno-Karabakut qoftë përmes rrugëve politike, qoftë ushtarakisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera