Sport

Pas Ronaldos te Juventusi infektohet me ‘Covid-19’ edhe një futbollist tjetër

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 14 October 2020

Pas Cristiano Ronaldos te ekipi i Juventusit ka rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’ edhe një futbollist tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Weston McKennie, i cili është lojtari i dytë i infektuar me koronavirus të skuadra nga Torino.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi juventin përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

-Advertisement-

“Juventus njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, lojtari Weston McKennie ka dalë pozitiv në Covid 19”, thuhet në njoftimin e klubit torinez.

McKennie sikur Ronaldo dhe çdo futbollist tjetër i infektuar me virus do të karantinohet për 14 ditë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera