Lajme

Pas rimatjeve, pesha e drọgës që u kap dje në Pejë shkon në mbi 2 ton

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 28 September 2024

Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e Pejës, ku tha se u kap 1 ton drogë.

Mirëpo, pas zhvillimeve të punës në terren edhe sot në Pejë nga policia dhe Prokuroria Themelore, Klan Kosova merr vesh që sasia e kanabisit të gjetur ka arritur në më shumë se 2 ton.

Rrjedhimisht, vlera e kësaj sasie e ka kaluar shifrën prej 10 milionë euro, njofton Klankosova.tv, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar.

-Advertisement-

Sipas njoftimit të djeshëm të Prokurorisë, vlera e drogës prej 1 ton llogaritej të ishte rreth 5 milionë euro.

Për këtë rast, policia ka arrestuar një person, shtetas i Shqipërisë, të cilit sot Gjykata e Pejës ia caktoi një muaj paraburgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera