Lajme

Pas Rexhep Selimit, Gjykata Speciale ia vazhdon masën e paraburgimit edhe Jakup Krasniqit

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 15 November 2023

Jakup Krasniqit i është vazhduar masa e paraburgimit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues në rastin e tyre, ka konstatuar se paraburgimi i dyshes mbetet proporcional duke marrë parasysh akuzat me të cilat ngarkohen ata.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte.

-Advertisement-

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se mbrojtja mund të bëjë kërkesën tjetër për rishikim të paraburgimit më së largu deri më 22 dhjetor.

Kujtojmë që edhe Rexhep Selimit sot i është vazhduar masa e paraburgimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera