Lajme

Pas refuzimit nga BE, Rusia i qon ftesë Shqipërisë e Maqedonisë Veriore

Autori: Halil Berisha 10:40 | 30 October 2019

Ditë më parë, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore, i erdhi një lajm jo fort i mirë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mori një vendim negativ për të caktuar një datë për fillimin e bisedimeve për këto dy vende që të hyjnë në Bashkimin Evropian.

E si duket, këtë e ka shfrytëzuar menjëherë Rusia, e cila i ka dërguar një ftesë Shqipërise e Maqedonisë Veriore.

-Advertisement-

Kjo ftesë është që të hyjnë në Unionin Ekonomik Euroaziatik, e cila është një union rival i Bashkimit Evropian.

Lëtë ftesë e ka bërë Përfaqësuesi Permanent i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, në Forumin Ekonomik të Euroazisë në Verona të Italisë.

Ky ka thënë që edhe Shqipëria e edhe Maqedonia Veriore do të gjenin mirëkuptim shumë më shpejtë aty se sa në Bashkimin Evropina, shkruan gazeta inFokus.

“Jam i sigurtë që këto shtete, që janë kandidate për t’u bërë anëtare të BE-së, e që të cilat u ngrinë nga Brukseli, mund të gjenin mirëkuptim shumë më të madh në Unionin Ekonomik Euroaziatik, ka thënë Chizov.

Ndërsa, i vetmi vend i Evropës, që është pjesë e saj, është Bellarusia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera