Lajme

Pas raundit të tretë Fehmi Kupina zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 05 January 2022

Asambleistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës pas raundit të tretë e kanë zgjedhur Fehmi Kupinën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryesues të këtij kuvendi, shkruan Gazeta Infokus.

Me 25 vota Kupinës i është dhënë e drejta që të kryesoj Kuvendin Komunal të kryeqytetit për katër vite.

Në dy raundet paraprak Kupina dështoi të zgjedhet kryesues.

-Advertisement-

Ai ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re e lëshuan sallën dhe nuk morën pjesë në votimin për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje bojkotoi votimin edhe pse ishte në sallë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera