Lajme

Pas raportimit të inFokusit, rivendoset flamuri i UÇK-së në oborrin e qeverisë

Autori: H.Smajli 23:17 | 04 June 2020

Organizata Demokracia Studentore së bashku me disa invalidë të luftës kane rivendosur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në oborrin e qeverisë

Gazeta inFokus raportoi gjatë ditës se menjëherë pas ardhjes së qeverisë së re është hequr flamuri i UÇK-së i cili gjendej në oborrin e qeverisë dhe se nuk dihej kush e kishte bërë këtë veprim.

Ky flamur ishte vendosur nga një qytetar pas deklarates se ish këshilltarit te ish kryeministrit, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi i cili akuzoi UÇK-në për krime lufte.

-Advertisement-

Pas kësaj deklarate pati reagime të shumta dhe një qytetar vendosi flamurin e UÇK-së në oborrin e qeverisë./Gazeta inFokus/

Qeveria e re pa flamurin e UÇK-së

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera