Pas raportimit të Infokusit, komisioni për buxhet diskuton për “hallakamat” në BQK e dorëheqjen e Zv. Guvernatores

Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 24 May 2023
Gazeta Infokus javën që lamë pas raportoi ekskluzivisht se Zëvendës guvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës, Nora Latifi – Jashari ka dhënë dorëheqje pas afro një muaji që mori këtë detyrë.
E këtë çështje e ka ngritur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti ka shprehur shqetësimi se pas dorëheqjes së guvernatores ky institucion financiar i Kosovës ka mbetur pas asnjë person që e menaxhon atë e megjithatë po neglizhohet në komisione sikur të ishte temë e parëndësishme.
“Kjo është çështje shumë e rëndësishme dhe duhet të jetë pjesë e rendit të ditës, unë iu kam dërguar edhe email pasi na keni dërguar rendin e ditës dhe kam kërkuar që të futet edhe kjo pikë por nuk kam marrë përgjigje nga administrata. Kam lexuar në media se ka dhënë dorëheqje edhe Zv. Guvernatorja e BQK-së e nuk ka bord fare, pra nuk është një person i vetëm që menaxhon me sistemin financiar në Kosovë dhe ne si komision po e lëmë këtë punë nuk po them që po e neglizhojmë por të lëmë si temë të rëndomtë që kur të na vijë rendi ta diskutojmë.
LEXO EDHE: A provoi ta fshihte BQK-ja, dorëheqjen e zv. guvernatores, Nora Latifi – Jasharit?
E për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Komisionit, Mergim Lushtaku i cili ka thënë se në lidhje me këtë çështja ai prej javës së kaluar ka bërë kërkesë që kjo temë të hyjë në rend të ditës dhe ka shtuar se kjo temë e rëndësishme duhet të shtohet sot në rend të ditës.
Kujtojmë se Gazeta Infokus raportoi nga burime të saj se Zv. Guvernatorja dha dorëheqje vetëm afro një muaj pasi kishte marrë postin.
Më pas kjo u konfirmua edhe nga BQK-ja të cilët përmes një komunikate për media treguan se Nora Latifi – Jashari kishte dhënë dorëheqje për arsye personale të obligimeve që ka, duke siguruar se kjo nuk e cenon arritjen objektivave të BQK-së si institucion.
Derisa Infokus kishte ngritur pikërisht shqetësimin se institucioni financiar që rregullon çdo institucion tjetër në Kosovës, ka mbetur qysh nga viti i kaluar pa guvernator, ndërsa momentalisht është duke operuar pa bord dhe me vetëm një ushtrues detyre të guvernatorit. /Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: Dorëheqja e zv. Guvernatores pas një muaji “alarmante për shtetin”, çfarë po ndodhë me BQK-në?

Të tjera
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...
-
Policia njofton për parandalimin e dy rasteve të kontrabandimit me mallra në Veri
Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës ka parfandalua...
-
Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese n...
-
Turistët “pushtojnë” Durrësin e Golemin, më besnik mbeten shqiptarët e diasporës
Fundjava e parë e qershorit ka nisur me popullim të plazheve nga turistë vend...
-
Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitte...
-
Krasniqi- Kurtit: Kryeministër çu shkojmë në veri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kr...
-
Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të n...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...
-
Paralajmëron Zelensky: Do të vdesin shumë njerëz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se ushtria e vendit të tij...
-
VOA: Suedia afër synimit për tu bërë vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”
Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evrop...
-
Suspendohet polici, dyshohet se i dehur sulmoi fizikisht një grua
Një polic është suspenduar nga detyra.U raportua ai ishte i përfshirë në një ...
-
Dalin detaje nga vrasja e nënës nga i biri në Shqipëri
Zanihate Muhollari 65 vjeç është mbytur brenda banesës së saj në Përmet nga i...