Fokus

Pas raportimit të inFokusit, fillon presioni kundër Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit

Autori: Halil Berisha 14:54 | 02 June 2020

Gazeta inFokus, gjatë ditës ka raportuar ekskluzivisht që kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe deputeti Haxhi Avdyli, nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti, këtë të mërkure.

Ekskluzive: Këta deputet të LDK-së nuk e votojnë Qeverinë Hoti – inFokus

Madje, veç këtyre të dyve, inFokus, raportoi që edhe Ardian Shala dhe Fatmir Rexhepi janë kundër, mirëpo po përballen me presion të madh për të ndryshuar qëndrimin, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ekskluzive: Deputetët e LDK-së po kërcënohen me largim nga partia nëse nuk e votojnë Qeverinë Hoti – inFokus

Ndërsa, tash presioni edhe publik ka filluar edhe kundër Osmanit e Avdylit.

Faqe në Facebook, me përkrahës të LDK-së, kanë filluar që t’i quajnë të shitur e tradhtarë Osmanin e Avdylin.

Madje, edhe duke thënë që tradhtarët nuk kanë vend në LDK./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera