Lajme

Pas raportimeve të Infokus-it, aksion i madh i policisë në qendrat e masazheve

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 20 May 2020

Në këto momente aksion i madh policorë në qendrat e masazheve.

Ky aksion vjen pas raportimit dy ditë rresht të gazetës Infokus, se qendrat e masazheve kanë filluar punën në kundërshtim me vendimet e qeverisë për masat e mbrojtjes nga pandemia.

Burime të gazetës Infokus nga policia kanë bërë të ditur se aksioni është duke u zhvilluar në tri lokacione ku u raportua se kanë filluar punën këto qendra të masazheve.

-Advertisement-

Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren në të njëjtën kohë është duke u zhvilluar ky aksion ku po kontrollohen dhe arrestohen nga njësitet policore.

Gazeta inFokus, në hulumtimin që ka bërë ditë më parë, ka marrë vesh se këto qendra masazhi janë arsyetuar për hapjen e tyre me atë që janë lejuar nga Ministria e Shëndetësisë pasi cilësohen si qendra fiziterapeutike./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Aksion për “lirimin e stresit” të karantinës – hapen masazhat në Prishtinë

LEXO EDHE: Kujdes, hapja e qendrave të masazheve është ilegale

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera