Lajme

Pas raportimeve për aksident, Musliu reagon edhe përmes Facebook-ut: Shqetësuat familjarët dhe qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 08 November 2022

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ditën e sotme është përfshirë në një aksident trafiku ku përveç se në një deklarim ka thënë se “Nuk ka asgjë serioze dhe se askush nuk kshtë lënduar”, ka reaguar edhe përmes rrjetit social në “Facebook”, duke thënë se raportimet në media kanë shqetësuar famljarët por edhe qytetarët.

Vetura e saj është ndeshur me një autobus në Prishtinë.

Pas këtij lajmi, ka reagur edhe vet deputetja ku thotë se asgjë nuk ishte serioze.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Sqarim!
Sot gjat kalimit tim me makine tek rreth i Flamurit në Prishtine, një Autobus urban preku makinen time nga mrapa.
Shpejtesia ishte minimale pasojat e aksidentit ishin zero prandaj edhe vazhduam secili në rrugen tonë.
Me qe mediat nuk kane marre mundin as të telefonojne e të pyesin por raportuan për aksidentin me zero informata duke shqetesuar familjaret dhe qytetaret, ju njoftoj se nuk ka qene asgje serioze dhe une jam shendosh e mirë!
Faleminderit të gjithe ju qe u interesuat.
P.s Mu dashte të ndalem në rruge dhe të ju bëjë kete video për të dëshmuar qe asgje s’ka ndodhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera