Pas qëndrimit në Kosovë, Lajçaku nesër takohet me Vuçiqin në Serbi

Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 04 July 2023
Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Sipas një njoftimi të presidencës së Kosovës, emisari evropian do të pritet në takim nga e para e shtetit, Vjosa Osmani në orën 15:00.
Pas Osmanit, në orën 16: 00, Lajçaku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Me ta përfunduar vizitën në Prishtinë, emisari i Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi do të shkojë për vizitë në Serbi.
Siç bëhet e ditur në një njoftim të presidencës serbe, takimi mes tij dhe kreut të shtetit serb, Aleksandar Vuçiq do të ndodhë të mërkurën në orën 11:00.
Këto vizita, Lajçaku i zhvillon me kërkesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Kështu ka konfirmuar të hënën për Klankosova.tv zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Është një pjesë integrale e punës së një Përfaqësuesi të Lartë të BE-së të udhëtojë për të parë partnerët në terren. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Miroslav Lajçak është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara dialogun”, ka bërë të ditur Stano në një përgjigje për Klankosova.tv.

Të tjera
-
Dogana e Kosovës konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport
Dogana e Kosovës njoftoi të hënën se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, gjatë ...
-
Asnjë cent më shumë: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës
Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë ...
-
Deliu-Kodra thotë se PDK ka marrë ftesë nga Konjufca për një takim
Deputetja e PDK-së¸ Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth mundësisë së formi...
-
Vrit* et 43 vjeçari shqiptar në Itali
Mbrëmjen e së dielës, një ngjarje tragjike ndodhi në provincën e Pordenones, ...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për katër serbët që u arrestuan dje në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe ka kërkua...
-
Pretendimet e Zyrës së Petkoviqit: Prishtina po arreston pelegrinët serbë
Zyra e Petkoviqit, e cila shpesh akuzohet për përhapje propagande kundër Koso...
-
Veç dje, ndodhën 78 aksidente komunikacioni në rrugët e Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara kanë ndodhur...
-
I dehuri sulm* oi një person në Graçanicë, arrestohet
Një person në gjendje të dehur dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një tjetër ...
-
Zhduket një grua në Gjakovë, rasti nën hetime
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë. Rasti po hetohet. “PERSO...
-
Vetplag*set një person në Prishtinë
Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se ishte vetplagosur. ...
-
Edi Rama nderohet me medalje presidenciale nga Izraeli, Herzog: Mirënjohës për atë që keni bërë për hebrenjtë
Kryeministri Edi Rama është nderuar sot nga Presidenti i Izraelit me medaljen...
-
Kallas viziton Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian...