Lajme

Pas publikimit të “marrëveshjes sekret”, lajmërohet Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 26 February 2020

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi duke se nuk është duke i bërë përshtypje publikimi i “marrëveshjes sekrete” nga Kryeministri, Albin Kurti.
Duke mos komentuar ngjarjet në vend ai ka shkruar se tani ka disa takime në Penatagon, shkruan Gazeta inFokus.

“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Kujtojm që Kurti ka publikuar marrëveshjën e nënshkruar nga ish kryeministri Hashim Thaçi, ku thuhet se “përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera