Sport

Pas Prishtinës dhe Flamurtari nis stërvitjet (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 18 May 2020

Klubeve të futbollit në Kosovë prej sot i është lejuar t’i kthehen stërvitjeve në grup, ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar një takim me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi – kryetar dhe Eroll Salihu – sekretar.

Ministrja tha se ndeshjet duhet të zhvillohen pa shikues dhe të kihet kujdes maksimal që mos të jetë shkaktar sporti që edhe një person i vetëm të infektohet me COVID-19, shkruan Gazeta OLLE.

Ndërsa sot skuadrat  e Superligës kanë nisur stërvitjet, duke mos humbur kohë.

-Advertisement-

Pas Prishtinës, stërvitje gjatë ditës së sotme ka bërë edhe skuadra e Flamurtarit.

Në stadiumin ‘Xhemail Ibishi’ kjo skuadër ka mbajtur stërvitjen e parë në grup pas dy muajsh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera