Lajme

Pas përplasjeve të shumta pozita dhe opozita dakordohen për dy komisione hetimore për energjinë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 05 May 2022

Partitë opozitare dhe ato në pozitë janë dakorduar për formimin e dy Komisioneve Hetimore Parlamentare për Energjinë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për media shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Pas një beteje jemi dakorduar që të procedojmë themelimin e të dyja komisioneve atë që e ka kërku opozita dhe po ashtu edhe komisioni hetimor i kërkuar nga pushteti në këtë rast, skemi pasë asgjë kundër që ky Komision është ftu të themelohet ne nuk jemi kundër asnjë hetimi që mund të zbardhë të vërteta ajo që është e rëndësishme për ne është realizimi i një të drejte tonë kushtetuese”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera