Sport

Pas përleshjes Neymar nuk i bije pishman: “U desh ta godisja në fytyrë”

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 14 September 2020

Në ndeshjen e djeshme mes PSG dhe Marseille përveç futbollit kishe edhe grushte, shkruan Gazeta inFokus.

Referi u detyrua t’i jepte 5 kartona të kuq pas zënkes që ndodhi mes futbollisteve, ndërkaq pas ndeshjes ka reaguar edhe Neymar.

Braziliani u ofendua për prejardhjen racore nga Alvaro nga ku edhe u nisë gjithçka.

Pas ndeshjes Neymar me anë të një postimi në tëitter ka thënë që nuk është penduar aspak për sjelljen e tij, madje ka thënë që është penduar që nuk e ka godiur në fytyrë Alvaron.

Madje, Neymar ka thënë që nuk i bije pishman për sulmin që e bëri duke treguar edhe çka e bëri që të bëj këtë gjest.

“Është e lehtë që VAR të zë “agresonin”… tash dua të shoh fotografi të atij racisti duke më thirrur “Mono hijo de puta” (Monkey motherfucker”… këtë dua ta shoh! Çka ka ndodhur? Mua po më ndëshkoni, po çka për atë?”, ka shkruar Neymar./Gazeta Infokus/

Të tjera