Lajme

Pas përfundimit të takimit Isa Mustafa thotë që pati dallime

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 02 December 2019

Takimi në mes të kryetarëve të LDK-së e Vetëvendosjes në ambientet e Kuvendit të Kosovës tanimë ka përfunduar.
Aty, pritej që të arrihej marrëveshja e koalicioni qeverisës në mes të këtyre dy partive, shkruan gazeta inFokus.

Por, një gjë e tillë këtë të hëne nuk ndodhi derisa edhe Albin Kurti, por edhe Isa Mustafa thanë që pati dallime.

Mirëpo, nuk treguan se cilat ishin ato.

-Advertisement-

“Patëm një bisedë përmbajtësore sepse pa biseda të tilla është vështirë të arrihet një bashkëpunim i ardhshëm i qëndrueshëm katërvjeçar, natyrisht se kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit qeverisës e çështjeve që janë harmonizuar deri më tani ndërmjet grupeve punuese kemi edhe çështje tjera që i kemi biseduar me z. Kurtin për t’cilat do të punojmë të arrijmë përafrim e qëndrime të përbashkëta të cilat pastaj mund t’i ndihmojnë bërjes së koalicionit sot nuk ka marrëveshje për koalicion por të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë e hulumtojmë rrugë që të përafrohemi në qëndrimet tona”

“Dallimet tona do t’iu tregojmë kur ti përafrojmë derisa po bisedojmë janë çështje tona”, tha Mustafa./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera