Lajme

Pas përballjes me heroinat e Kosovës në OKB, Vuçiq sot i adresohet popullit serb

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 29 April 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga New Yorku ku mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do t’i drejtohet popullit serb ku do të flasë për situatën në Kosovë.

Sipas një njoftimi të zyrës së tij, gjatë këtij adresimi që mbahet nga ora 18:00, Vuçiq do të flasë edhe për rezolutën e Srebrenicës.

Vuçiq në seancën e 22 prillit të KS të OKB-së u ballafaquame katër heroina të Kosovës të cilat u përfaqësuan nga presidentja Vjosa Osmani.

-Advertisement-

E para e shtetit të Kosovës, i përmendi historitë e tyre, që janë të mbijetuara nga lufta e vitit 1999.

Krejt kjo paraqitje e Kosovës e nervozoi Vuçiqin që kritikoi edhe organizatorët për lejimin e tyre në sallë, njofton Klankosova.tv.

Osmani mes tjerash i tha Vuçiqit se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera