Lajme

Pas paralajmërimit për masat e reja, reagon Armend Zemaj

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 05 April 2021

Ish-ministri i shëndetësisë Armend Zemaj pas paralajmërimit për masat e reja kundër koronavirusit ka thënë se vendimmarrja për izolim do të thellojë përkeqësimin e gjendjes.

Përmes një postimi në Facebook, Zemajka thënë se mbikëqyrjha rigoroze e masave është mundërsi positive për uljen e rasteve.

“Menaxhimi i pandemisë me hapje të kontrolluar të jetës sociale dhe ekonomike, kërkon bashkërendim të aktiviteteve të përbashkëta me të gjithë akterët ligjor si dhe qytetarët për menaxhimin efikas të parandalimit dhe luftimit të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid 19.

-Advertisement-

Praktika e sprovuar para një viti e izolimit te qeverise 50 ditëshe te Kurtit kur shëndetësia vetëm jepte raporte, me mundësi të kufizuara testimi, pak shtretër, pak respiratorë, me pak mjete dhe pajisje mbrojtëse , me resurse humane të limituara, dhe mungesës së gjithëpërfshirjes për frontin e përbashkët, sot është e pabesueshme që të aplikohet e njëjta metodë.

Vendimmarrja për izolim qoftë edhe të pjesshëm, pa strategji të vlerësimit dhe harmonizimit të gjithmbarshëm, do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes.

Mbikëqyrja rigoroze e masave është mundësi pozitive për uljen e numrit të infeksionit si dhe rasteve spitalore, por kjo nuk bëhet nga kolltuku e as nga takimet virtuale, por me involvim energjik të të gjitha kapaciteteve nacionale, ekspertët, grupet e interesit, donatorët, qytetarët dhe përkrahjen e parezervë të Qeverisë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera