Lajme

Pas operacionit, Rama nis fushatën me energji e duke kërcyer në Kamëz

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 22 April 2023

Vetëm pesë ditë pasi u operua nga apendiciti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur sot fushatën nga Kamza me Rakip Sulin.

Pasi tha se pas rikuperimit, ka një tjetër apendicit për të hequr më 14 majit, ‘që është i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka’, duke iu referuar Ilir Metës dhe Sali Berishës, Rama kërceu me banorët me këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

Sa i përket kritikave për këngën e  përzgjedhur për fushatë, pasi kërceu për disa minuta, Rama tha se “sikur të ishin njerëz që dëgjojnë Bethovenin do ua falja , por dëgjojnë Saliun dhe Ilirin”.

-Advertisement-

“Herës tjetër sigurohuni që simfonia të jetë me lartë, sidomos kur të vini në Kamëz. Qielli i pastër dhe filluan pikat e begata të shiut”, tha Rama pas kërcimit./TCh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera