Pas një seance maratonë, miratohet programi i qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 13 September 2017
Kuvendi ka miratuar programin e qeverisë “Rama 2” me 78 vota pro. Në përfundim të seancës maratonë që nisi ditën e djeshme në orën 09:00, programi “Rama 2” u miratua. Programi i qeverisë u prezantua nga vetë kryeministri dy ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, ku paraqiti premtimet për 4 vitet e ardhshme.
“Përqëndrimi tek Vettingu është mëse normal. Sistemi ynë i drejtësisë shkakton përditë shpresa dhe të drejta të shumë njerëzve të zakonshëm. Ne do shtyjmë fort që dhe populli të shohë prova konkrete të procesit të Vettingut. Një program i madh investimesh do bëhet në këtë mandat në insfrastrukturën rrugore e shkollore, partneriteti me biznesin do hyjë në një fazë të re. Do të luftojmë korrupsionin në administratë, pastrojmë grabitqarët në zyrat e shtetit. E kemi ne në dorë të rrisim sigurinë në vend, të godasim fort çdo të fortë që kërcënon njerëzit e zakonshëm në vend. Do rrisim nivelin e investimeve, duke ulur borxhin, të kapërcejmë nivelin 5% të rritjes ekonomike, të rrisim rroga e pensione në këtë 4-vjeçar. Do angazhohemi me pushtetin vendor për të mbyllur kapitullin të titujve të pronësisë. Do mbyllim procesin e legalizimeve, duke bërë inventarin e pronave të shtetit, që nga rrugët deri tek të gjitha tokat e lira bujqësore apo turistike, që s’mund t’i lihen më në dorë grabitqarëve. Turzimin do ta kthejmë në një nga burime më të mëdha ekonomike në këtë 4-vjeçarin. Mos prenotoni ikje jashtë, sezoni turistik do sjellë një erë të re në Shqipëri. Mos u harxhoni kot për të ikur jashtë vitin tjetër” – tha Rama.
Programi i qeverisë “Rama 2” u has në kundërshtime nga kundërshtarët e tij politikë, si nga PD ashtu dhe nga LSI. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka quajtur një fletëpalosje me gabime e lajthitje programin e qeverisë të prezantuar dje e sot nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat në seancë plenare. Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se kryeministri është kujdesur t’i qepë një kostum të ngushtë programit që e quan qeveri të vogël, por sipas saj në program nuk ka asgjë konkrete.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi “boshe dhe sipërfaqësore” paraqitjen e programit qeverisës të kryeministrit Rama për 4 vitet e ardhshme. Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës parlamentare, Basha tha se kryeministri Rama nuk ka një program konkret qeverisës që të përfshijë nevojat dhe interesat e shqiptarëve.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...