Lajme

Pas një kohe të gjatë, sërish rriten rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 01 July 2022

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 149 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 pacientë.

Kujtojmë se në dy ditët e fundit numri i rasteve pozitive brenda 24 orëve është treshifror, ku më 29 qershor u regjistruan 177 raste, që ka bërë që numri i rasteve aktive të jetë 592.

-Advertisement-

Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 1 milion e 830 mijë e 590 njerëz me vaksinën anti-COVID.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera