Sport

Pas një kohe të gjatë mesfushori i Kosovës rikthehet në bankën rezervë

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 25 January 2020

Pas disa muajve pushim sot është rikthyer për tu zhvilluar Superliga e Zvicrës, shkruan Gazeta inFokus.

Zurchiu përballet me Luzernin në kuadër të javës së 19-të.

Ndeshja nisë nga ora 19:00 dhe tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.

-Advertisement-

Lajm i mirë për Zurchiun, por edhe për Kombëtaren e Kosovës është rikthimi në bankën rezervë i mesfushorit, Hekuran Kryeziu.

Për Zurchiun në 11-shen startuese është vetëm Mirlind Kryeziu, ndërsa Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu gjenden në bankë rezervë.

Nga ana tjetër për Lucernin starton Idriz Voca, kurse në bankë rezervë është Shkelqim Demhasaj.

Më poshtë keni formacionet zyrtare të publikuara nga të dy taborët./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera