Lajme

Pas një jave gruaja në Vushtrri raporton bashkëshortin në polici: Më sulmoi fizikisht

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 12 October 2022

Një grua në Vushtrri ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj e kishte rrahur javën e kaluar pas një mosmarrëveshjeje që kishin me njëri tjetrin.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit pasi morën deklaratat e gruas dhe burrit, rasti shkon në procedurë të rregullt, derisa janë nisur hetimet.

‘’Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se para një jave, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti hetohet në procedurë të rregullt’’, raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera