Rozë

Pas ngjarjes së rëndë në koncert, Dhurata Dora humb edhe gjyshen e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 24 August 2019

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora, së fundmi ishte e ftuar për të performuar në Algjeri, në një nga koncertet e reperit Soolking.

Dyshja interpretuan këngën e tyre hit “Zemër”, por një tragjedi e ndodhur në turmën e njerëzve, bënë që pesë persona të humbin jetën dhe dhjetëra të tjerë të lëndohen.

Dhurata reagoi e trishtuar në lidhje me lajmin, duke thënë se ishte e shkatërruar nga lajmet që mori për koncertin e saj.

-Advertisement-

“Faleminderit Algjeria që më mirëpritët aq ngrohtë. Ju dua. Por, lajmet e trishta më ka shkatërruar. Prehuni në paqe”, kishte shkruar ajo.

Foto: Dhurata Dora/InstaStory

Por si duket, kjo nuk duket të jetë ngjarje e vetme e hidhur në jetën e këngëtares këto ditë, pasi e njëjta së fundmi ka humbur edhe gjyshen.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja teksa ka publikuar një fotografi të sajën dhe të gjyshes në InstaStory.

“Prehu në paqe nana. Të dua”, kanë qenë fjalët e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera