Lajme

Pas ndryshimeve atmosferike, apelon Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 03 December 2019

Ndonëse këtë të marte ka filluar ndryshimi i kushteve atmosferike dhe se për vozitësit kjo gjë e bënë komunikacionin më të rrezikshëm.

Në lidhje më krijimin e rrethanave të ndryshme në rrugë, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë vozitësit që të kenë kujdes, shkruan gazeta inFokus.

Ata bëjnë thirrje që vozitësit në rrugë të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve me kushtet në rrugë.

-Advertisement-

Kjo pasi që një kujdes i tillë do t’i mënjanonte aksidentet me fatalitet.

“Pas ndryshimeve atmosferike në vend dhe krijimit të rrethanave tjera nëpër rrugë, apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent dhe shpejtësine e automjeteve ta përshtatin me kushtet në rrugë, në mënyrë që rastet e tilla të aksidenteve me pasoja fatale të mos përseriten”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera