Rozë

Pas ndarjes nga i dashuri miliarder, këngëtarja e famshme shfaqet plotësisht e pakujdesur (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 20 January 2020

Këtë të premte u përhap në mediat e huaja lajmi se këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel.

Po mbrëmjen e së premtes, 31-vjeçarja është fotografuar me një mik të saj muzikant, teksa qeshte dhe luanin së bashku, shkruan “Us Weekly”.

Por ajo që u ka bërë përshtypje të gjithëve, është fakti se Rihanna dukej krejtësisht e pakujdesshme në veprimet e saj me reperin A$AP Rocky, gjithashtu 31 vjeç.

-Advertisement-

Këngëtarja e famshme shfaqej e veshur me një pallto lëkure të madhe dhe me një palë këpucë të zeza, lëkure.

Kujtojmë se themeluesja e “Fenty Beauty” dhe ish-i dashuri i saj miliarder kishin 3 vite bashkë, duke e bërë këtë marrëdhënie më të gjatë se me atë me Chris Brown.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera