Sport

Pas Muriqit ky sulmues i Superligës është me i miri sipas Ismet Munishit

Autori: Gazeta inFokus 00:00 | 15 October 2020

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi, është rikthyer për të folur për kombëtaren e Kosovës, që sonte luajti baras 0-0 në udhëtim te Greqia, shkruan Gazeta inFokus.

I ftuar në Klan Kosova tekniku prishtinas ka thënë se pas Vedat Muriqit, sulmuesi më i mirë i Kosovës është Mirlind Daku, i cili po shkëlqen këtë sezon me Ballkanim, por edhe me kombëtaren U21.

Tutje ai ka thënë se ftesë nga Kosova A meritojnë edhe Blend Baftiu e Armend Thaqi.

-Advertisement-

“Unë mendoj se liga e Kosovës nuk duhet të nënvlerësohet, duhet të shikohet më shumë. Mirlind Daku është sulmuesi më i mirë pas Vedat Muriqit te Kosova, por edhe Blend Baftiu meriton ftesë, gjithashtu edhe Armend Thaqi”, deklaroi Ismet Munishi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera